| Grupacionet Kėtu do tė postohet dhe flitet pėr tė gjithė ata persona tė cilėt i pasojnė dėshirat e tyre. Dhe rreth grupacioneve dhe tarikateve tė devijuara. |
 |
Urtesia e selefeve ne sqarimin e bidateve |
 |
06-29-2009, 23:45
|
#1 (permalink)
|
|
All-llahu e mėshiroftė
Nuk ėshtė nė linjė
Rregjistruar me datė: May 2009
Postime: 378
Gjinia: 
Allahu tė Shpėrbleftė: 75
Falenderuar 231 Herė nė 95 Postime
Reputacioni
: 114
|
Urtesia e selefeve ne sqarimin e bidateve
Urtesi selefije ne lidhje me bidatin
Thote imam Berbehari: "Dije, Allahu te meshirofte, se nuk eshte dija te dish shume transmetime dhe libra, por i dijshem eshte ai i cili pason diturine dhe sunnetet edhe nese ka pak dije dhe libra, ndersa ai i cili bie ndesh me Kuranin dhe sunnetin eshte bidatēi edhe nese ka shume dije dhe posedon shume libra."
Thote imam Berbehari: "Kush e di se ēfare kane lene mangut bidatēinjte prej sunnetit, dhe kapet per ate sunnet, ai eshte pasues i sunetit dhe xhematit, e meriton te ndihmohet, te pasohet, te mbrohet dhe kjo eshte prej porosive te Profetit salallahu alejhi ue selem."
Thote imam Berbehari: "Nese sheh dike qe flet keq per ndonje nga sahabet, dije se ai eshte pasues i epshit dhe ka thene fjale te shemtuar. Sepse, thote Profeti salallahu alejhi ue selem, Lini shoket e mi, dhe mos thoni per ta veēse fjale te mire.
Thote Sufjan ibn Ujejneh: "Kush flet per shoket e Profetit salallahu alejhi ue selem qofte dhe nje fjale, ai eshte pasues i epshit." (ia vlen te permendim ketu se selefet kur thone epshor ose pasues i epshit kane per qellim bidatēinjte). "Nese sheh ndonje i cili nuk i do transmetimet e selefeve ose flet keq per ta, akuzoje ne fene e tij dhe mos dysho aspak: ai eshte bidatēi dhe pasues i epshit."
Thote Ebi Hatim er-Razi: "Prej shenjave te bidatēinjeve eshte se ata flasin keq per pasuesit e transmetimit (dijetaret e hadithit). Thote Imam Ahmed: Nese nuk jane dijetaret e hadithit pala e ndihmuar dhe grupi i shpetuar, atehere une nuk e di se kush mund te jene.
Thote Ibni Mubarek: Kjo pale (grupi i shpetuar) tek une jane dijetaret e hadithit (dhe ata qe pasojne rrugen e tyre)."
Ali ibn Medini thote: "Ata jane dijetaret e hadithit."
Thote Hatib el-Bagdadi: I ka bere Allahu dijetaret e hadithit baze te sheriatit, me ta shkaterron ēdo bidat, ata jane besniket e Allahut mes krijesave te Tij, ata jane ndermjetesues mes profetit dhe Ummetit, jane mbrojtesit e fjaleve te tij, drita e tyre shkelqen, vlera e tyre eshte e njohur. Kuranin e kane udherrefyes, sunnetin e kane argument, jane pala e Profetit salallahu alejhi ue selem. Kush i lufton ata, i shkaterron Allahu, dhe kush i armiqeson ata, i mposht Allahu.
Thote Ibn Kethiri ne tefsirin e fjales se Allahut: "Diten ne te cilen do therrasim ēdo popull me prijesin e tyre
," tha: "I mjafton si nderim ky ajet dijetareve te hadithit." (pra qe te jete prijesi i tyre Profeti salallahu alejhi ue selem)
Thote Ibn Auni: "Kush ulet (rri) me bidatēinjte eshte me i keq tek ne sesa vete bidatēinjte."
Thote imam Berbehari: "Shembulli i bidatēinjeve eshte si shembulli i akrepit i cili fsheh koken dhe trupin e tij ne rere dhe le vetem bishtin e tij jashte; kur t'i jepet mundesia te kafshon. Po keshtu bidatēinjte qendrojne te fshehur mes njerezve dhe sapo t'u jepet mundesia, e shprehin ate qe duan (e shfaqin bidatin e tyre).
Thote imam Berbehari: "Nese e shikon nje person qe ulet me ndonje bidatēi, terhiqja verejtjen kunder atij dhe beja te qarte (gjendjen e bidatēiut), e nese ai vazhdon te ulet me te pasi qe t'i jete bere e qarte, ruaju prej tij sepse ai eshte pasues i epshit."
Thote Ebu Daud es-Sixhistani: "I thashe Ahmed ibn Hanbelit: Nese e shoh nje person nga ehlu suneti me nje person nga bidatēinjte, a ta le fjalen e tij (mos t'i flas)? Tha: "Jo, beja te ditur se personi me te cilin e ke pare eshte bidatēi, pastaj nese nuk i flet atij (bidatēiut) atehere foli, perndryshe bashkoje me te (me bidatēiun). Ka thene Ibn Mesudi: "Njeriu eshte sikur shoku i tij." Kjo fjale eshte ne perputhje te plote me hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem: "Njeriu eshte ne fene e shokut te tij, prandaj le te shohe ēdonjeri prej jush se ke zgjedh per shok."
Thote imam Berbehari: ''Nese sheh nje person qe po shfaq diēka prej bidatit ruaju prej tij, sepse ajo qe ai fsheh eshte me shume se ēfare ka shfaqur. Nese sheh nje person nga ehlu suneti fasik, gjynahqar, zullumqar, ben gjynahe, mirepo eshte ne sunnet, rri me te dhe ulu me te sepse nuk te demton gjynahu i tij. Ndersa nese sheh nje person adhurues te perkushtuar ne ibadet por eshte bidatēi, mos u ul me te, mos rri me te, mos i degjo fjalet e tij, mos ec me te ne rruge sepse mund te te pelqeje rruga e tij dhe keshtu mund tė humbesh se bashku me te.
Thote Imam Shafiu: Te takoj Allahun me ēdo gjynah perveē shirkut, eshte me e dashur per mua se sa ta takoj Allahun me diēka nga bidati.
Thote Imam Ahmed: Varret e gjynahqareve te medhenj nga ehlus-suneti jane kopshte, ndersa varret e adhuruesve te medhenj te ehlu bidatit jane gropa. Gjynahqaret e ehlus-sunnetit jane te dashurit e Allahut, ndersa adhuruesit e medhenj te bidatēinjeve jane armiq te Allahut."
I tha Junus ibn Ubejd djalit te tij: Te dalesh zinaqar, hajdut, mashtrues, fasik para Allahut, eshte me e dashur tek une sesa te dalesh me fjalen e bidatēinjeve. Ki kujdes me ke ulesh, prej kujt degjon, dhe me ke shoqerohesh."
Thote Ibni Sirin: Kjo dije eshte fe, prandaj shikoni se nga kush e merrni fene tuaj. Ishte Ibn Sirini qe nuk i pergjigjej asnje bidatēiu qofte edhe ne nje mesele te vetme, saqe nje dite i erdhi nje bidatēi te lexoje Kuran tek ai, por Ibn Sirini i mbylli veshet. I thane: "Pse?" Tha: Kam frike se mos e keqinterpreton dhe ze vend ne zemren time.
Thote Hasan el-Basri: "I menēur eshte ai i cili nuk polemizon." Erdhi tek Hasan el-Basri nje burre dhe i tha: "Dua te bej polemike (debat) me ty." Tha Hasan Basriu: "Une e njoh fene time, nese ti e ke humbur fene tende, atehere shko kerkoje.
Thote imam Berbehari: "Ruaju nga kelami dhe ehlul kelam (filozofet), nga polemika, debati, krahasimi dhe debatimi ne fe. Sepse, nese ti degjon prej tyre, edhe nese nuk ua pranon fjalet (me se paku) do hyje dyshimi ne zemren tende dhe mjafton kjo si pranim, gje qe te ēon ne humbje. Nuk ka ndodhur zendekah, bidat, epsh, humbje veēse nga filozofia, debati, polemika, dhe krahasimi. Keto jane dyert e bidatit, dyshimeve dhe zendekas."
Erdhi nje person tek Ebu Ejjub es-Sihtijani dhe i tha: "Dua te te them nje fjale. I tha Ebu Ejjubi: "As edhe nje gjysem fjale." Shume nga selefet e urrenin polemiken (debatin) me bidatēinjte, prej tyre: Ibni Umeri, Malik bin Enes dhe te tjeret deri ne ditet e sotme. Thote Allahu: Dhe nuk polemizojne ne argumentet tona vetem se ata qe kane mohuar.
Thote Fudejl ibn Ijad: Kur shoh nje person nga ehlus-sunneti me duket sikur shoh nje nga shoket e Profetit alejhi selam, ndersa kur shoh nje bidatēi me duket sikur shoh nje munafik.
Thote Hasan el-Basri: Nese shikon nje person nga elus-sunneti ne Lindje (Gadishulli Arabik, Irak, Horasan, Indi, etj.) beji selam prej meje, po ashtu nese shikon nje nga ehlus-sunneti ne Perendim beji selam prej meje. (Ka per qellim me vende te Perendimit si psh Marok, Tunizi, Algjeri, Endelus. Kjo fjale tregon per numrin e vogel te ehlus-sunnetit ne kohen e fundit).
Thoshte Ibn Auni ne shtratin e vdekjes: Kapuni pas Sunnetit, kapuni pas Sunnetit dhe ruajuni nga bidatet! Pastaj vdiq.
Thote Bishr bin el-Harith: "Islami eshte suneti dhe suneti eshte Islami."
Hyri nje person tek imam Ahmedi ne shtratin e vdekjes dhe pasi e lavderoi tha: "E lusim Allahun te vdesim me Islam." Tha imam Ahmed: "Edhe me sunnet."
Thote Ebul Alijeh: "Kush vdes duke qene ne sunet eshte siddik (i sinqerte) dhe thuhet: Kapja per sunnet eshte shpetim."
Kane thene disa selefe: "Suneti eshte si anija e Nuhut, kush hipen ne te shpeton dhe kush nuk hipen mbytet."
Thote Fudejl ibn Ijad: "Kush ulet me bidatēiun, nuk i jepet urtesia." Dhe thote: "Mos u ul me bidatēiun sepse kam frike se do te te godase mallkimi." "Kush e do bidatēiun, Allahu ia humb punen e tij dhe ia nxjerr driten e Islamit nga zemra e tij.
Thote perseri Fudejli: "Kush e madheron bidatēiun, ndihmon ne shembjen e Islamit. Kush qesh ne fytyre te bidatēiut e ka nenēmuar ate qe i ka zbritur Profetit. Kush i jep nuse bidatēiut i ka nderprere lidhjet familjare. Kush pason xhenazen e bidatēiut eshte ne zemerim te Allahut derisa te kthehet."
Thote Fudejli: "Une ha me nje ēifut dhe te krishter e nuk ha me nje bidatēi."
Imam Ahmedi dhe Ibn Tejmije e kane quajtur ate i cili i kundershton bidatēinjte: "Muxhahid ne rruge te Allahut." Po ashtu kjo eshte fjala e shume dijetareve, prej tyre Abdul-Muhsin el-Abbad, bile Shejh Abadi ka thene: "Eshte xhihadi me i mire." Thote Ahmed ibn Hanbel: "Eshte me i mire se ai qe falet dhe agjeron." Biles e kane konsideruar me te mire se xhihadi ne rruge te Allahut, siē e ka permendur kete shejh Mukbili.
Thote Allahu i Lartesuar: Kur sheh se ata jane thelluar (ne tallje) ne ēeshtjet Tona, largohu prej tyre derisa te kalojne ne bisede tjeter. Thote Imam Shafiu ne koment te ketij ajeti: "Ky ajet eshte argument per ndalimin e te qendruarit me bidatēinjte dhe ata qe bejne mekate te medha."
Hasan el-Basri thote: "Allahu nuk e pranon agjerimin, haxhin e umren nga bidatēiu derisa ta braktise bidatin e tij."
Thote Sufjan eth-Theuri: "Bidati eshte me i dashur per Iblisin sesa mekati, sepse njeriu pendohet per mekatin por nuk pendohet nga bidati."
Thote Profeti (salallahu alejhi ue selem): Allahu ka vendosur perde mes bidatēiut dhe teubes (pendimit).
Po ashtu thote Profeti salallahu alejhi ue selem: Allahu nuk e pranon teuben e bidatēiut derisa ta leje bidatin e tij.
Mos shikoni qe shumica e njerezve jane te nje drejtimi te caktuar dhe per kete ti te behesh pasues i tyre, ngase shumica nuk eshte argument, bile ne Kuran Allahu gjithmone e ka permendur per nenēmim, ku thote: Ne qofte se u bindesh shumices se njerezve ne toke, ata do te te humbin nga rruga e Allahut. Grupi i shpetuar jane pakice, thote Junus ibn Ubejd: "Eshte ēudi te shohesh sot dike qe therret ne sunet, dhe me e ēuditshme eshte ēeshtja e atij qe i pergjigjet kesaj thirrjeje."
Thote Sulejman ed-Darani: ''Sikur te gjithe njerezit te dyshonin ne te verteten, une nuk do dyshoja kurre."
Thote imam Malik: Ēfare nuk ka qene ne ate kohe fe nuk do te jete as sot fe, dhe nuk permiresohet fundi i ketij ummeti vetem se me ate qe eshte permiresuar fillimi i tij.
Eshte pyetur Shejh Bin Bazi: "Kush eshte grupi i shpetuar?" Tha: "Ata jane selefite dhe ēdo kush i cili ecen ne rrugen e te pareve tane te mire." Allahu na befte prej tyre.
Keto ishin disa urtesi te shkeputura nga fjalet e te pareve tane te mire (Allahu i meshirofte). Shumica e ketyre fjaleve jane marre nga libri "Sherhu Suneh" i Ebu Muhamed el-Hasen el-Berbehari.
Mblodhi dhe perktheu: Ebu Duxhanah
|
|
|
|
06-30-2009, 18:31
|
#2 (permalink)
|
|
Administrator
Nuk ėshtė nė linjė
Rregjistruar me datė: Mar 2008
Mosha: 29
Postime: 821
Gjinia: 
Allahu tė Shpėrbleftė: 1,492
Falenderuar 923 Herė nė 288 Postime
Reputacioni
: 45
|
Es Selamu Alejkum ue Rahmetullah
Allahu j`ua shpėrbleftė me tė mira pėr kėtė postim, juve dhe pėrkthyesit, gjithashtu dhe tė gjithė atyre Imamllarėve qė i kanė thėnė kėto fjalė tė arta.
A ka prej atyre qė mendojnė ? [Kamer 17]
__________________
Kutejbe Ibn Seid (rahimehull-llah) ka thėnė:
Kur ta shohėsh njė njeri qė i don Njerėzit e Hadithit (Ehlul Hadith), atėherė dije se ai ėshtė pasues i Sunnetit, dhe kushdo qė bjen nė kundėrshtim me kėtė, atėherė dije se ai ėshtė bidatēi.
Shiaru Ashabul Hadith. fq.7.
|
|
|
|
| Veglat E Temės |
Kėrko Kėtė Temė |
|
|
|
| Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat e Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|
|
Tė gjitha Oraret janė GMT +2. Ora Tani ėshtė 00:45. |
|
|
|
|